Revizion i planeve

Në pajtim me nenin 48 nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RM, nr. 32/20):

  • Planit të përgjithshëm urbanistik
  • Planit detal urbanistik
  • Planit urbanistik për fshat
  • Planit urbanistik jashtë vendbanimeve
  • Planit urbanistik për zona dhe ndërtime me rëndësi shtetërore
  • Projekte urbanistike

i bëhet Revizion profesional, me të cilin vërtetohet vallë të njëjtit janë përgatitur në harmoni me dispozitat e Ligjit të theksuar më sipër dhe rregullat e sjella mbi bazën e të njëjtit.

Revizion profesional për:

  • Planin e përgjithshëm urbanistik
  • Planin detal urbanistik
  • Planin urbanistik për fshat
  • Planin urbanistik jashtë vendbanimeve
  • Projektet urbanistike

kryen personi juridik, i cili posedon licencë për revizionin e planeve urbanistike.

Revizion profesional për:

  • Planin urbanistik për zona dhe ndërtime me rëndësi shtetërore

kryen komisioni, të cilin e formon ministri përgjegjës për kryerjen e punëve në lëmin e rregullimit të hapësirës.

Udhëzim për procedurat e përgatitjes së revizionit profesional (pdf)