Përgatitja e planeve urbanistike dhe projekteve urbanistike
Në pajtim me Ligjin për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare, nr. 32/20) përgatitjen e:
- Planit të përgjithshëm urbanistik
- Planit detal urbanistik
- Planit urbanistik për fshat
- Planit urbanistik jashtë vendbanimeve
- Planit urbanistik për zona dhe ndërtime me rëndësi shtetërore
- Projekte urbanistike
mund ta bëjnë personat juridik që posedojnë licenca për përgatitjen e planeve urbanistike dhe Agjencia për planifikimin e hapësirës.
Përgatitja e planeve urbanistike realizohet pas miratimit të Programit planifikues nga ana e kryetarit të komunës, kryetarit të komunës së Qytetit të Shkupit, përkatësisht të kryetarit të Qytetit të Shkupit ose ministri, i cili udhëheq organin shtetëror, kompetent për kryerjen e detyrave nga lëmi i rregullimit të hapësirës.
Projekt urbanistik është dokumentacioni projektues urbanistik dhe bëhet pas përgatitjes së Programit projektues e vulosur nga parashtruesi i projektit urbanistik.
Në varësi nga lloji dhe dedikimit të tokës ndërtuese dhe ndërtimet që janë objekt i përgatitjes, llojet e projektit urbanistik janë të definuar në nenin 58, nenin 59 të Ligjit për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RM, nr. 32/20)
Përmbajtja e projektit urbanistik është definuar në nenin 60 të Ligjit për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RM, nr. 32/20).
Projektin urbanistik mund ta realizojnë personat juridik në pajtim me nenin 61 të Ligjit për planifiko urbanistik (Gazeta zyrtare e RM, nr. 32/20).
Procedura për përgatitjen e planeve urbanistike dhe projekteve urbanistike (pdf)