Programi planifikues për dokumentacionin e planifikuar ka për qëllim të sigurojë bazë për vënien e sistemit të qëllimeve, strategjive e metodave për përgatitjen e të njëjtës, e cila do të paraqesë bazë reale dhe garanci se dokumentacioni i ri planifikues do t’i tejkalojë problemet, të cilat e pengojnë realizimin e hapësirës përkatëse – zonës. E njëjta është analizë e mënyrës së zbatimit dhe i përfshin e i sistematizon të gjitha aspektet e realizimit të dokumentacionit planifikues.
Me rëndë të veçantë është përgatitja e Programit planifikues, detektimi i besueshëm dhe azhurnimi i të gjitha problemeve që ndikojnë në kualitetin dhe kuantitetin e realizimeve të planifikuara. Detektimi ekzistues i problemeve në zbatimin e dokumentacionit planifikues është garancia e vetme për zgjedhjen e vërtetë të kërkesave programore, të cilat do të jenë qëllim dhe strategji e dokumentacionit të ardhshëm planifikues.
Në pajtim me nenin 44 nga Ligji për planifikim urbanistik (gazeta zyrtare e RM, nr. 32/20):
- Plan urbanistik të përgjithshëm
- Plan urbanistik detal
- Plan urbanistik për fshat
- Plan urbanistik jashtë vendit të banuar
- Plan urbanistik për zona e ndërtime me rëndësi shtetërore
përgatitet mbi bazën e Programit planifikues, me të cilin përcaktohet kufiri dhe përmbajtja e realizimit të planit dhe e njëjta përbëhet nga pjesa tekstuale dhe grafike.
Programi planifikues për përgatitjen e planeve të theksuara urbanistike për nevojat e personave fizike dhe juridike bëhet nga ana e komisionit për urbanizëm të sjellësit, Institucionit publik për urbanizëm , personi juridik me licencë për përgatitjen e planeve urbanistike ose Agjencia për planifiko të hapësirës.
Udhëzim për procedure e përgatitjes së programit planifikues (pdf)