Përgatitja e studimeve

Ndërtimi i objekteve (sisteme rrugore, komunikacione, energjetike, furnizim me ujë etj), të cilat janë me rëndësi për Shtetin ose për një rajon të caktuar, kërkojnë analiza gjithëpërfshirëse për mundësinë e realizimit të tyre nga aspekti i specifikave të hapësirës: karakteristika topografike, kapaciteti i hapësirës, prezenca e vendeve të banuara, toka bujqësorë apo e pyllëzuar, vlerat kulturore dhe natyrore, infrastruktura etj.

Përmes përgatitjes së studimeve, në të cilat trajtohen të gjitha përmbajtjet në hapësirën e caktuar – ekzistuese dhe të planifikuara, ofrohen edhe variante që janë bazë për zgjedhje të zgjidhjes më të volitshme nga aspekti i realizimit, shfrytëzimit dhe ekonomizimit të objektit.