Në pajtim me nenin 4 nga Ligji për zbatimin e Planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare, nr. 39/04), Plani hapësinor zbatohet me përgatitjen dhe sjelljen e planeve hapësinore rajonale, planeve hapësinore për zona me interes publik, planeve hapësinore të komunave dhe Qytetit të Shkupit si dhe me planet urbanistike për mjedise të banuara, Plane urbanistike pre rajone dhe ndërtime pe rëndësi për shtetin dhe Projekte urbanistike.
Për përgatitjen dhe sjelljen e këtyre planeve, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , jep Vendime për Kushtet e planifikimit të hapësirës, mbi bazën e elaboratit të përpunuar për kushte për planifikimin e hapësirës. Kushtet për planifikim të hapësirës nuk sigurohen derisa është në fuqi i njëjti Plan hapësinor i Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit paraprakisht janë dhënë kushtet për planifikimin e hapësirës për të njëjtin plan dhe qëllimin e njëjtë të tokës.
Kushtet për planifikimin e hapësirës përmbajnë dispozita të përgjithshme dhe të veçanta, udhëzime dhe zgjidhje nga dokumentacioni planifikues nga niveli më i lartë (Plani hapësinor i Shtetit dhe planet për përpunimin dhe zbatimin e tij) si dhe shtesa grafike që janë pjesë e Planit.
Kërkesën për marrjen e Vendimit për Kushtet të planifikimit të hapësirës, e shtron organi kompetent për procedurën e përgatitjes dhe sjelljen e planit urbanistik. Me kërkesën ofrohen edhe:
- Propozim plani i programit,
- Kopje nga kushtet e dhëna paraprakisht për planifikimin e hapësirës për përfshirje lëndore, përfshirje planifikimi fqinjësor nëse diçka të tillë ka.
Elaborati për kushtet për planifikimin e hapësirës jepet në afat prej 15 ditë pune, nga dita e pranimit të kërkesës.
Harxhimet për përgatitjen e kushteve për planifikimin e hapësirës bien mbi atë që shtron kërkesën.
Gjatë përgatitjes së planeve urbanistike që financohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elaborati për kushtet e planifikimit të hapësirës përgatitet në bazë të detyrës zyrtare, kurse harxhimet për përgatitjen e kushteve për planifikimin e hapësirës kompensohen nga Buxheti i Republikës, përmes Programit vjetor për përgatitjen e planeve urbanistike.
Udhëzime për kushtet e planifikimit të hapësirës (pdf)