Teknologjia informatike dhe planifikimi infrastrukturor janë pjesë e te gjitha detyrave planifikuese dhe proceseve të punës në Agjenci, duke filluar prej procesit të menaxhimit me dokumente, përgatitjes së bazës hapësinore të të dhënave, përpunimit të vendimeve planifikuese për infrastrukturë dhe shtesa hartografike, të cilat janë pjesë përbërëse e planeve hapësinore dhe urbanistike.
Aktivitetet që zhvillohen në këtë lëmi dhe të cilat realizohen në Agjenci janë:
- mirëmbajtje, zhvillim dhe mbindërtim të TI sistemit dhe funksionalitetet e tij në pajtim me dokumentet strategjike për zhvillim të Agjencisë;
- organizim, mirëmbajtje dhe azhurnim të sistemit të vetëm të të dhënave hapësinore-informative, GIS analizat dhe përvetësim të të dhënave;
- organizimi i sistemit për menaxhim me dokumente – DMS dhe aplikacionet për kontroll në procesit të punëve;
- aftësim i të punësuarve për punë me TI mjetet dhe zgjidhjeve aplikative.
- përgatitja e zgjidhjeve infrastrukturore për planet hapësinore dhe urbanistike dhe projekte për infrastrukturë,
- përgatitja e analizave profesionale, studimeve, elaborateve dhe informacioneve nga lëmi i infrastrukturës.
Agjencia gjatë viteve të kaluara ka realizuar më shumë TI projekte vetanake për ngritjen e nivelit teknologjik dhe efikasitetit të punës përmes zbatimit të teknologjisë informatike të sofistikuar dhe studime me rëndësi për zhvillim të infrastrukturës komunikueses, energjetike dhe të ekonomizimit me ujin.