Urbanizimi është proces kompleks, dominant dhe dinamik në zhvillimin hapësinor dhe shoqëror –ekonomik të shtetit, ndaj dhe duhet të paraqesë kornizë bazë dhe faktor ndikues në orientimin e zhvillimit hapësinor afatgjatë të Republikës së Maqedonisë.
Planifikimi urbanistik është proces i vazhdueshëm, i cili sigurohet me anë të përgatitjes, sjelljes dhe zbatimit të planeve urbanistike. Përgatitja dhe sjellja e planeve urbanistike është çështje e interesit publik. Me planifikimin urbanistik sigurohet zhvillim i barabartë, rregullim racional dhe shfrytëzim i hapësirës, sigurohen kushte për jetesë normale dhe punë të qytetarëve.
Koha e re, në të cilën në mënyrë të vazhdueshme zhvillohet procesi i tranzicionit, sjell ndryshime të theksuar politike dhe ekonomike, të cilat shkaktojnë ndryshime strukturore në shoqëri. Dinamika e këtij procesi ka implikime të veta mbi krijimin e marrëdhënieve të reja hapësinore dhe e kushtëzon nevojën e artikulimit të planifikuar të hapësirës së Qytetit.
Ndryshimet në konstelacionet hapësinore imponojnë evaluimin e procesit të urbanizimit, zhvillimin territoriale dhe morfologjik të hapësirës – grumbullimit, shqyrtimin e procese urbane, konsolidimin hapësinor dhe vendosjen e modelin konzistent urban.
Procesi i transformimeve sistematike në shtet kërkon përgjigje tjetër urbanistike për nevojat hapësinore, urbanizëm i cili në një mënyrë të re dhe me sensibilitet tjetër do të reagojë ndaj sfidave hapësinore të trashëguara, me zbatimin modeleve urbane të qëndrueshme, dinamike dhe fleksibile, të cilat në mënyrë simultane do të adaptohen në ndryshimet globale të shpejta dhe intensive.
Ndryshimet aktuale shoqërore kanë ndikim të dukshëm mbi procesin e urbanizimit përmes komponentëve, si: demografike, funksionale dhe hapësinore – fizike.
Veprimi i përgjithshëm në planifikimin urbanistik dhe vet qasja metodologjike në përgatitje e dokumenteve të planifikimit, bëhet përmes procesit të hulumtimit, analizimit dhe planifikimit.
Qasja metodologjike për përgatitjen e dokumentit për planifikim, e cila sipas natyrës së saj dhe problematikës multidisiplinare, nënkupton punë ekipore, e definuar si sistem kompleks dhe dinamik, me qasje sintdisiplinare (si shkallë më e lartë e interdisiplinares) , me sintezë të më shumë niveleve të planifikimit.
Parimet metodologjike mbi të cilat bazohen dokumentet e planifikimit janë: parimi i kompleksitetit dhe integrales, interdisiplinarja, qasja dinamike – strukturale dhe parimi i demokratikes dhe transparencës.
Në thelb të kësaj metodologjie janë kriteret e zhvillimit hapësinor, organizimi, shfrytëzimi dhe mbrojtja e hapësirës, të bazuara në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm, që nënkupton përfshirja të sinkronizuar të shumë individëve profesionistë dhe me aftësi shkencore, ekspertë nga lëmenj të ndryshëm e institucione, struktura kompetente nga jeta shoqërore, ekonomike dhe politike.
Me përpunim të sinkronizuar interdisiplinare dhe aplikimit të metodave të ndryshme, dhe procedura nga sektorë të ndryshëm të hulumtimeve dhe koordinimi i tyre në pajtim me qëllimet e përcaktuara të dokumenteve për planifikim, formohet korniza konceptuale për fushëveprimin kohor, hapësinor dhe përmbajtjesor. Në to janë të përfaqësuara të tri horizonte kohore: afatgjate – me qasjen që të mos pengohet zhvillimi i hapësirë, grumbullimi për nevojat e gjeneratave tjera, afatmesme në kuadër të periudhës së planifikuar dhe përmes planifikimit në etapa zgjidhja e problemeve aktuale në zhvillimin e hapësirës – grumbullimit.
Hapat kryesore në procedurën e përgatitjes së dokumenteve për planifikim janë vendosur në kornizën metodologjike. Metodat e analizës, diagnostikimi, parashikimi dhe planifikimi i urbanizmit, të cilat zbatohen në të njëjtat ose segmentet e tyre janë:
- metoda analitike me parashikimin e vendosjes së planifikimit;
- metoda induktive – deduktive;
- anketë dhe intervistë;
- metoda përkatëse matematikore;
- ekstrapolitimi i tendencave;
- metoda perspektive;
- metoda e programimit dinamik, konstruksioni i zhvillimit, si lloj i shprehjes së planifikimit;
- simulimi, përkatësisht modelimi në lloj të planit;
- anticipimi planifikues etj;
Simbioza e metodave intuitave dhe planifikuese me metodat tjera bazë, mundëson krijimin e unitetit midis animimit të kuadrit profesional dhe institucioneve për arritjen e konsensusit e mundësive dhe nevojave në njërën anë dhe pjesëmarrjes së gjerë shoqërore nga ana tjetër, e cila do të garantojë demokraci të plotë dhe transparencë.
Zhvillimi intensiv demokratik, funksional dhe hapësinor – fizik i hapësirë – grumbullimit nga njëra anë dhe zhvillimit depresiv në mjediset rurale të të njëjtës nga ana tjetër, janë karakteristikat kryesore , të cilat e karakterizojnë zhvillimin urban në periudhën e kaluar.
Procesi i urbanizimit zhvillohet në kushte shoqërore-ekonomike, në të cilat nisma private dhe ekonomia e tregut kanë vend të rëndësishëm dhe rol orientues në definimin e zhvillimit hapësinor perspektiv afatgjate.
Në vitet e fundit të periudhës së tranzicionit hapen mundësi për nivelizimin e dallimeve dhe shpërpjesëtimeve në zhvillimin urban, përmes inicimit të aktiviteteve për urbanizim të hapësirës-grumbullimit, të cilat janë më larg nga hapësirat urbane, por mjaft atraktive për investitorët potencial. Interesimi për urbanizimin e këtyre hapësirave është nga lëmenj të ndryshëm dhe me qëllime të ndryshme. Nga aspekti hapësinor, këto nisma më prezent janë në zonat kontaktuese, kurse më pak si tendenca për ekspansion të grumbullimeve.
Edhe përkundër këtyre tendencave, edhe më tej është evidente procesi i ndikimit të fuqishëm të grumbullimeve të qyteteve mbi rrethinën e afërt. Ky ndikim është i njëjtë me madhësinë dhe shkallën e zhvillimit ekonomik dhe vendin e rolin në kuadër të sistemit të lagjeve në shtet.
Prandaj, edhe më tej është aktuale mospajtimi midis rritjes së nivelit të urbanizmit ( i treguar përmes nivelit të lartë të koncentrimit të popullatës në qendrat urbane) dhe dinamikës e nivelit të zhvillimit ekonomik. Kjo mospërputhje është arsyeja kryesore se pse procesi i urbanizimit nuk është, në të gjitha segmentet, faktor pozitiv me ndikim në zhvillimin e përgjithshëm.
Me hapjen e procesit të decentralizimit, vetëqeverisja lokale u ngrit në subjekt me përgjegjësi të madhe për planifikimin e zhvillimit ekonomik lokal. Menaxhmi i suksesshëm imponon nevojën e sjelljes se programit kualitativ vjetor për përgatitjen e dokumentacionit planifikues për NJVL, si mjet bazë dhe mekanizëm për realizimin e qëllimeve strategjike të zhvillimit hapësinor dhe ekonomik. Përgatitja dhe sjellja, e sidomos implementimi i dokumenteve planifikuese, është përgjegjësi e vetëqeverisje lokale, e cila në masë të madhe varet nga kualiteti i programeve lokale për zhvillim dhe nga buxheti ekzistues i komunave si dhe nga mundësia për thithjen e investimeve lokale dhe të jashtme.
E drejta për pronësi ose ndonjë e drejtë tjetër mbi një pjesë të hapësirës ndërtimore, ekzistimi i planeve hapësinore dhe urbanistike dhe respektimi i rregullave dhe normave për ndërtim, janë kushte të domosdoshme për realizimin e të drejtës themelore të nevojës së njeriut për vend të përhershëm për jetesë dhe për zhvillimin e aktiviteteve, me të cilat siguron ekzistencën për vete dhe familjen e tij, si dhe për realizimin e nevojave të personave juridik për hapësirë pune