Rregullimi i planifikuar i aspekteve hapësinore të zhvillimit bëhet me aktivitet multidisiplinar, i cili në mënyrë konvencionale emërohet me nocionin planifikim hapësinor.
Roli bazë i planifikimit hapësinor është promovimi i zhvillimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe parandalimi e kontrollimi i ndikimit të tij të dëmshëm mbi mjedisin jetësor, me qëllim që të vendoset një balancë midis hapësirës së disponuar, zhvillimit ekonomik dhe demografik, resurseve natyrore e kulturore. Lënda e planifikimit hapësinor përfshin:
- Orientimin e zhvillimit të përgjithshëm në aspektin e shpërndarjes së popullatës dhe aktiviteteve,
- Organizimin dhe rregullimin horizontal dhe vertikal të sistemit të lagjeve dhe rrjetit të sistemeve infrastrukturore dhe
- Rregullimin e marrëdhënieve midis atributeve të elementeve të lartpërmendura.
Karakteri integral i planifikimit hapësinor si karakteristikë dhe specifikë bazë e saj, i definon edhe detyrat që përfshijnë:
- Tendencën për realizimin e mjedisin funksional, ekonomik dhe human në rajonin e planifikuar
- Harmonizimin e mundësive dhe përcaktimeve, të cilat bashkësia konkrete i vendos në raport me zhvillimin e ardhshëm të rajonit të përfshirë në planifikim;
- Tranzicionin e udhëzimeve të pranuara të zhvillimit socio-ekonomik të aspekteve shkencore-profesionale, të cilat kanë të bëjnë me organizimin hapësinor të një rajoni të caktuar;
- Rregullimin e marrëdhënieve midis shoqërisë, prodhimit dhe mjedisit jetësor për t’u arritur pajtueshmëria organike në dobi të mirëqenies së popullatës në rajonin e përfshirë për planifikim.
Pos futjes së momenteve ekologjike në planifikimin hapësinor përmes derës së madhe, ato gjithnjë e më shumë bëhen pjesë e qasjes integrale hapësinore – urbanistike – ekologjike. Për konceptimet në mënyrë karakteristike është theksuar përfshirja e disa aspekteve ekonomike e sociale në koncepte dhe modele të cilat zhvillohen në kuadër të planifikimet hapësinor.
Planifikim hapësinor kryesisht është aktivitet shtetëror dhe paraqet interes të lartë publik, i verifikuar me ligj të veçantë. Shteti në nivele të ndryshme mund ta përfaqësojë interesin e bashkësisë, koordinon aksione të individëve dhe grupeve si dhe i shqyrton pasojat afatgjata nga ato aksione.
Planifikimi paraqet mënyrën me të cilën sektori publik (shteti) në nivele të ndryshme të pushtetit ndikon mbi aktivitetet private dhe publike, përmes udhëheqjes, përcaktimit të rregullave dhe nismave.
Specifikja e planifikimit hapësinor mund të shqyrtohet përmes disa parimeve thelbësore. Kjo i shfrytëzon të gjitha parimet e përgjithshme, të cilat janë karakteristike për të gjitha llojet e planifikimit, por përpos atyre, në planifikimin hapësinor dallojnë edhe ato, përmes të cilave mund të vërehen atributet e veçanta të planifikimit hapësinor. Parimet e tilla janë:
- parimi i integrales dhe interdisiplinares,
- parimi i afatgjatësisë,
- parimi i planifikimit permanent ose të vazhdueshëm,
- parimi i kreativitetit ose shkencës,
- parimi i planifikimit demokratik,
- pari i zhvillimit,
- parimi i objektivitetit,
- parimi i matshmërisë, tejkalimit dhe i zbatueshmërisë,
- parimi i angazhimit, objektivitetit, elasticitetit, kritikes dhe parime tjera.
Veprimtaria planifikim hapësinor i përfshin këto aktivitete:
përgatitja e Planit hapësinor të Republikës;
- përpunimi i Planit hapësinor të Republikës;
- përgatitja e elaborateve për kushte për planifikimin e hapësirës,
- përcjellja e zbatimit të Planit hapësinor të Republikës,
- përpunimi i analizave profesionale, studimeve, elaborateve dhe informacioneve nga lëmi i planifikimit hapësinor.