Planifikimi është proces i vazhdueshëm i përgatitjes, sjelljes dhe zbatimit të planit hapësinor, me qëllim që të sigurohet rregullimi dhe humanizmi i hapësirës, dhe mbrojtja e mjedisit jetësor dhe natyrës. Varësisht hapësirës që është objekt planifikimi, sillen këto plane:
- Plani hapësinor i Republikës së Maqedonisë
-
- plani hapësinor i Republikës së Maqedonisë,
- plan hapësinor i rajonit
- plan hapësinor për zona me interes të veçantë për Republikën
- Planet urbanistike:
-
- plani i përgjithshëm urbanistik,
- plan i detajuar urbanistik,
- plan urbanistik për fshatin dhe
- plan urbanistik jashtë vendeve të banuara.
Plani hapësinor i Republikës dhe planet urbanistike midis vete vazhdimisht harmonizohen dhe plotësohen. Sjellja dhe zbatimi i tyre është i obligueshëm.
- Për shkak të rregullimit të hapësirës, varësisht prej llojit të ndërtimit, që është objekt i planifikimit, përgatiten këto lloje të dokumentacionit urbanistik-planifikues:
- dokumentacion lokal urbanistik-planifikues (DLUP),
- dokumentacion shtetëror urbanistik- planifikues (DSHUP)
- dokumentacion urbanistik – planifikues për zonë të zhvilluar turistike (DUPZZHT)
- dokumentacion urbanistik – planifikues për autokamp (DUPA)
- dokumentacioni urbanistik – planifikues për ndërtim me interes të veçantë (DUPNIV)
- Dokumentacioni urbanistik projektues është:
- projekt arkitektonik – urbanistik (PAU)
- projekt për infrastrukturë (PI)
- Plani rregullues i planit të përgjithshëm urbanistik është plan, me të cilin mund të bëhet përgatitja e qasjes planifikuese të planit të përgjithshëm urbanistik (PPU), për shkak të verifikimit të kufijve për planifikimin e hollësishëm
- Deri në sjelljen e planit urbanistik për fshatin (PUF), ndërtimi në fshatra që nuk kanë dokumentacion urbanistik, mund të bëhet me akt të përgjithshëm që e verifikon komuna, përkatësisht komuna në Qytetin e Shkupit. Planifikimi i hapësirës bëhet për periudhën prej më së paku:
- 15 vjet për Planin hapësinor të Republikës
- 10 vjet për plan të përgjithshëm urbanistik, plan urbanistik për fshat dhe plan urbanistik në mjediset e banuara
5 vjet për plan të hollësishëm urbanistik