Vlerat

Politika e kualitetit

Prej ISO standardit (aph-422-001.03)

 

Agjencia për planifikimin e hapësirës plotësisht është e përkushtuar në zbatimin e kualitetit si sistem i punës në të gjitha proceset dhe aktivitetet e saja.

Qëllimi primar i Agjencisë është ofrimi i shërbimeve kualitative nga lëmi i planifikimit të hapësirës. Politika për kualitet e Agjencisë rrjedh nga misioni i Agjencisë dhe është e pjesë e politikës së saj të përgjithshme. Sistemi i menaxhimit me kualitetin ISO 9001:2008 është themel i punës së Agjencisë dhe vazhdimisht mbikëqyret dhe përparohet, me qëllim që të realizohen qëllimet dhe politika.

Politika për kualitet në Agjencinë për planifikimin e hapësirës mbështetet:

  • Në përmirësimin e vazhdueshëm të kualitetit;
  • Në profesionalizëm, vetëdije dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave të punës;
  • Në aftësimin dhe edukimin e vazhdueshëm të të punësuarve si mbështetje bazë e Sistemit për kualitet;
  • Në kultivimin e qasjes profesionale, punës ekipore dhe motivimit për aftësim profesional dhe shkencor;
  • Në respektimin e rregullativës ligjore;
  • Në harmonizimin e metodologjisë dhe teknologjisë së punës me direktivat dhe standardet evropiane
  • Në sigurimin e kualitetit të lartë të prodhimeve përmes krijimit të marrëdhënieve korrekte dhe zgjedhjes së furnizuesve të verifikuar dhe të aprovuar;
  • Në kontrollin e brendshëm të punës si masë për shqyrtimin e qëllimeve të kualitetit;
  • Në sigurimin e ambientit të mirë të punës, resurseve dhe infrastrukturës përkatëse;
  • Në transparencën e punës, qasjes deri te informatat dhe të dhënat, dhe në organizimin e proceseve të punës.

Politika për kualitet është në dispozicion të të gjithë të punësuarve të Agjencisë dhe publikut.

Në Shkup, 05.09.2012

Drejtor i Agjencisë
Ognen Apostollski

 

 

Misioni i Agjencisë

MISIONI I AGJENCISË

  • Të jetë servis efikas i Qeverisë në planifikimin strategjik;
  • Ta harmonizojë metodologjinë dhe teknologjinë e planifikimit me trendet evropiane;
  • Ta kultivojë qasjen shkencore, punën ekipore dhe ta stimulojë përsosjen profesionale dhe shkencore;
  • Të bëhet analiste kryesor dhe të sillet në mënyrë kritike ndaj ngjarjeve në hapësirë;
  • Të vazhdojë me zbatimin e teknologjisë informative më të sofistikuar;
  • Ta thellojë bashkëpunimin me institucione profesionale dhe shkencore, dhe të marrë pjesë në aftësimin e ekspertëve të rinj për planifikimin e hapësirës, si një proces në vazhdimësi;
  • Në mënyrë permanente të edukohet, mbindërtohet potenciali planifikues përmes marrjes pjesë në takime edukative në mbarë Evropën dhe më gjerë;
  • Të bëhet bartëse e risive në planifikim;
  • Të marrë pjesë në përgatitjen e ligjeve dhe akteve nënligjore nga lëmi i planifikimit.

Shpërblime dhe mirënjohje