Planifikimi nëpër institucione
RETROSPEKTIVË E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Planifikimi hapësinor në Republikën e Maqedonisë është institucionalizuar në vitin 1970, kur Kuvendi RSM konkludoi se “është i arsyeshëm shqyrtimi i nevojës që planifikimi shoqëror ta ketë edhe dimensionin e saj hapësinor”. Për zbatimin profesional të konkludimit të këtillë, themelohen institucionet përkatëse me këtë kronologji:
1970 – Drejtoria për planifikim hapësinor – Ohër;
1973 – Në kuadër të Drejtorisë formohet njësia punuese Shkup;
1979 – Drejtoria transformohet në Institut për planifikim hapësinor – Ohër, me njësi punuese në Shkup;
1988 – Ndryshon selia e Institutit dhe emërohet Instituti për planifikim hapësinor – Shkup, me njësi punuese në Ohër;
1991 – Shuhet Instituti për planifikim hapësinor.
Në këtë periudhë njëzet vjeçare në mënyrë intensive përpunohen planet hapësinore, me qëllim që tërë territori i RSM së atëhershme, të mbulohet me plane hapësinore. Janë përpunuar shtatë plane hapësinore rajonale dhe 29 komunale (e vetmja komunë që nuk ka plan hapësinore është Komuna e Negotinës).
Vendosja e serishme e sistemit të planifikimit hapësinor në Republikën e pavarur të Maqedonisë, filloi me miratimin e Programit për përgatitjen dhe sjelljen e Planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 22 mars të vitit 1995, dhe botimit të saj në “Gazetën zyrtare”, nr. 17,më 28 mars, 1995.
Bartës i aktiviteteve ishte Ministria për Urbanizëm, Ndërtimtari, Komunikacion dhe Ekologji, kurse përpunimi i Planit hapësinor iu besua Ndërmarrjes publike për plane hapësinore dhe urbanistike, në kuadër të së cilës u formua edhe ekipi profesional i punës.
Me ndryshimet e Ligjit për organet e administratës shtetërore në vitin 2000, veprimtaria planifikimi hapësinor kaloi në kompetencat e Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kurse kompetencat e planifikimit urbanistik kaluan te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Ndërmarrja publike për planifikim hapësinor dhe urbanistik funksionoi deri në fillim të vitit 2005, kur në pajtim me Ligjin e planifikimit hapësinor dhe urbanistik u formua Agjencia për planifikim të hapësirë, e cila është institucion profesional dhe e obliguar për përpunimin dhe përcjelljen e zbatimit të Planit hapësinor në Republikën e Maqedonisë.
Agjencia për planifikimin e hapësirës është themeluar me Ligjin e planifikimit hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM”, nr. 51/05), si person juridik i pavarur dhe i mëvetësishëm.
Funksioni bazë i Agjencisë është përpunimi dhe pjesëmarrja në përgatitjen e shumë dokumenteve strategjike, sidomos të atyre që janë në programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Edhe pse themelimi i Agjencisë për planifikimin e hapësirës është e një date më të re, puna e saj paraqet vazhdimësinë e funksionimit të Ndërmarrjes publike për plane hapësinore dhe urbanistike, e cila funksionon nga vitit 1996.
- Agjencia sot
Agjencia për planifikimit e hapësirës e zbaton politikën e planifikimit dhe rregullimin e hapësirës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në pajtim me nenin 74 të Ligjit për planifikim urbanistik (“Gazeta zyrtare, nr. 32/2020), Agjencia i kryen këto detyra:
- përgatit Planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtutjeshëm: Plan hapësinor);
- e zbaton dhe përpunon Planin hapësinor me përgatitjen e planeve hapësinore të rajoneve, plane hapësinore të zonave me interes të veçantë dhe plane hapësinore të komunave, komunave të Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit;
- e përcjell zbatimin e Planit hapësinor;
- përgatit kushte për planifikimin e hapësirës;
- e ndërton, mirëmban, azhurnon dhe operon sistemin e vetëm hapësinor – informativ për planifikim hapësinor dhe urbanistik dhe rregullimin e hapësirës;
- përgatit plane të përgjithshme urbanistike dhe revizione të planeve të përgjithshme urbanistike për ndërmarrje të mëdha planifikimi, me përfshirje të madhe të banorëve dhe shfrytëzues të hapësirës, të strukturës më të dendur dhe komplekse, të zonave të qyteteve me ndërtime të dendura, të bërthamave të qyteteve historike, të tërësive përkujtimore dhe pjesëve tjera të qyteteve me rëndësi të veçantë;
- i përgatit planet e Programit vjetor për financimin e përpilimit të planeve urbanistike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me nenin 41 nga ky ligj;
- përgatit analizë profesionale dhe informacione për gjendjen në planifikimin për nevojat e organeve shtetërore dhe organeve të administratës shtetërore dhe
- kryen edhe detyra tjera të verifikuara me këtë ligj dhe me Statutin e Agjencisë.
Organet e Agjencisë janë Këshilli drejtues dhe drejtori.
Agjencinë e drejton Këshilli drejtues, i përbërë prej shtatë anëtarëve: dy përfaqësues nga organi i administratës shtetërore, kompetente për kryerjen e detyrave nga lëmi i planifikimit hapësinor, dy përfaqësues nga organi i administratës shtetërore, kompetente për kryerjen e detyrave nga lëmi i rregullimit i hapësirës, dy përfaqësues nga të punësuarit në Agjenci dhe një përfaqësues i jashtëm.
Si rezultat i procesit të ristrukturimit janë themeluar gjashtë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, veprimtaria e të cilave është planifikimi urbanistik. Ato janë të shpërndara në disa qytete të Republikës së Maqedonisë së Veriut, punojnë mëvetësishëm, si subjekte juridike të veçanta, në të cilat Agjencia për planifikimin e hapësirës është partner dominues. Ato janë:
- TEPLAN – Tetovë;
- GOPLAN – Gostivar;
- URBANIZAM – Manastir;
- URBAN – Shtip;
- URBANGIS – Kumanovë.
- Personat që kanë udhëhequr
Drejtorë dhe zëvendës të NP PHU deri më sot.
DREJTORË TË NDËRMARRJES PUBLIKE PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR DHE URBANISTIK NGA THEMELIMI DERI NË TRANSFORMIMIN |
|
BORSILLAV JOSIFOV | 19.06.1996 – 29.09.1997 |
ÇEDOMIR TEODOSIEVSKI | 29.09.1997 – 28.12.1998 |
KLIMENT ZAROV | 28.12.1998 – 24.07.2001 |
BLLAGOJA ANASTASIEVSKI | 24.07.2001 – 27.11.2001 |
SASHA MANASOV | 27.11.2001 – 18.11.2002 |
LIDIJA TËRPENOSKA -SIMONOVIQ | 18.11.2002 – 24.01.2006 |
DREJTORË TË APH NGA THEMELIMI E DERI MË SOT | |
LIDIJA TËRPENOSKA -SIMONOVIQ | 25.01.2006 – 24.03.2007 |
OGNEN APOSTOLLSKI | 19.04.2007 – 14.10.2015 |
LUPÇO GEORGIEVSKI | 01.12.2015 – 06.08.2017 |
OGNEN APOSTOLLSKI
ANDRIJANA ANDREEVA |
06.08.2017 -15.01.2021
16.01.20121- |