Takimi me kryetarët e komunave të rajonit planor verilindor me temën e hartimit të planit hapësinor të RMV-së

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore për hartimin  e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka pasur takim koordinues me kryetarët e komunave të Rajonit planor verilindor.

Ata diskutuan për bazën ligjore dhe procedurat për miratimin e Planit Hapësinor, rëndësinë e tij si dokumenti më i lartë i planifikimit hapësinor të vendit tonë, si dhe vizionin dhe udhëzimet më të mira për shfrytëzimin sa më të përshtatshëm të hapësirës në vend me të gjitha resurset.