
Hapësinor është planifikim i së ardhmes dhe është tipar thelbësor i shoqërisë së qytetëruar dhe pasqyrim i urtësisë më të lartë. Në atë drejtim, rolin më të rëndësishëm e ka planifikimi hapësinor i realizuar përmes Planit Kombëtar Hapësinor, si dokumenti më i lartë strategjik planor.
– Detyra jonë është të krijojmë një Plan Hapësinor modern, i cili do t’i plotësojë kushtet dhe nevojat moderne dhe i cili do të jetë një vizion se si e imagjinojmë të ardhmen e vendit tonë në planin afatgjatë. Në procesin e përgatitjes së Planit të ri Hapësinor, ne kemi përfshirë tetë rajonet planifikuese, zhvillimore në vend, të cilat na ofrojnë lidhje me të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Secili prej rajoneve individuale të planifikimit karakterizohet nga potenciale dhe vlera të veçanta.
