kryetarët e komunave të rajonit planor Jugperëndimor për përgatitjen e Planit Hapësinor të RMV

Në këtë takim u prezantua rëndësia dhe roli i Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili do të mundësojë zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik, bazën ligjore dhe procedurën për miratimin e tij, si dhe dokumentacionin, të dhënat dhe informacionet e nevojshme  të sigurohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Qëllimi kryesor i këtij takimi, i cili është vetëm një nga një sërë takimesh të zhvilluara me qendrat e të gjitha rajoneve planifikuese në vend, ishte të vinte në dukje rolin kyç të komunave në marrjen e këtij informacioni, si dhe të qendrave, si koordinatorë  dhe lidhje ndërmjet institucioneve kyçe për hartimin më cilësor të dokumentit të planifikimit, i cili do t’i përgjigjet nevojave bashkëkohore të qytetarëve dhe do të mundësojë zhvillim më të shpejtë dhe të planifikuar të të gjitha rajoneve në vend.