GDI SOLUTIONS DAY 2022, BEOGRAD

Agjencia e planifikimit hapësinor, me ftesë të grupit Gdi, mori pjesë në GDi SOLUTIONS DAY 2022 në Beograd. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave në planifikimin hapësinor, si me përfaqësuesit e GD Beogradit ashtu edhe me përfaqësuesit e Institutit të Arkitekturës dhe Urbanizmit të Serbisë. Këto dy institucione janë anëtare të konsorciumit për krijimin e Planit Hapësinor të Serbisë dhe kanë prezantuar njohuritë e fituara gjatë krijimit të planit.