Agjencia e Planifikimit Hapësinor, si shfrytëzues afatgjatë i platformës GIS në krijimin e planifikimit hapësinor dhe urban, tradicionalisht ka marrë pjesë në GDi SKOPJE SOLUTIONS DAY 2022, ngjarje e mbajtur në Shkup. Në panel diskutimin me temën e bashkëpunimit ndërinstitucional morën pjesë MSc Andriana Andreeva, drejtoreshë e Agjencisë për Planifikim Hapësinor, MSc Boris Tundzhev, drejtor i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive, Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë dhe Nebi, MSc.Redzepi, udhëheqës i departamentit të planifikimit hapësinor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Institucionet, panelistët e të cilëve folën, mund të mburren me bashkëpunimin e vendosur në përgatitjen e planeve hapësinore dhe urbane, veçanërisht me shkëmbimin e fundit të informatave të nevojshme për përgatitjen e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe GUP-it të qytetit të Shkupit.